2 birrat dhuratë nga Budweiser, Buffon: Boll më, Messi! Mjaftojnë 2 gola

schedule18:19 - 25 Dhjetor, 2020

schedule 18:19 - 25 Dhjetor, 2020

644 gola me Barcelonën! Leo Messi vazhdon të dhurojë emocione dhe të vendosë rekorde të pabesueshme në botën e futbollit. Ylli argjentinas parakaloi një legjendë si Pele me golin e realizuar në fundjavë ndaj Valladolid (Barcelona fitoi 0-3) dhe tani numëron plot 644 gola me fanellën katalanase mbi supe.

Askush nuk e ka arritur një numër të tillë me një ekip, teksa “pleshti” do e përmirësojë edhe më shumë rekordin e tij fantastik. Budweiser (birra e njohur amerikane) vendosi të ndërmarrë një nismë të veçantë në lidhje me rekordin e kapitenit të Barcelonës.

Të gjithë portierët të cilëve u ka shënuar Messi, kanë përfituar nga një birrë për çdo gol të pësuar. 644 birra personale janë shpërndarë. Dy edhe për Gianluigi Buffon, porterin legjendar të Juventusit. Ishte shtatori i vitit 2017 kur Barcelona fitonte 3-0 ndaj kampionëve të Italisë në “Camp Nou”.

Leo Messi realizonte një dygolësh atë mbrëmje Champions League, ndërsa triumfi me “tris” kompletohej nga Ivan Rakitic. Në portën e bardhezinjve ndodhe Buffon, i cili pësonte golat e parë dhe të vetëm nga Messi. “Gardiani” ka reaguar me një video në rrjetet sociale.

Këto janë dy mendimet e vogla të Messit për mua, që përfaqësojnë golat numër 514 dhe 515 të tij me Barcelonën. I mbaj mend shumë mirë këto dy gola, sepse më bënë të vuaj shumë.

Gola që i krijuan mundësinë Barcelonës të na mundë 3-0 dhe ndikuan që të ne të përjetonim një mbrëmje të keqe. Nuk mund të mos njoh madhështinë e Messit dhe Barcelonës, sidomos atë mbrëmje. Shpresoj që ky koleksion të mbarojë këtu për mua.

Ok Lionel? Të lutem, kam besim tek ti. Dy birra mjaftojnë“, përfundon Gigi Buffon, i cili feston 43-vjetorin e lindjes në muajin janar por nuk e ka aspak ndërmend të ndalet. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!