2.700 ton lëndë plasëse “rrafshuan” Bejrutin, raportohen 100 viktima

schedule08:49 - 5 Gusht, 2020

schedule 08:49 - 5 Gusht, 2020

Një nga shpërthimet më të mëdha në botë, ndodhi natën e kaluar në Bejrut, duke vrarë të paktën 100 njerëz dhe duke plagosur mijëra të tjerë. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se më shumë 4.000 persona janë plagosur si pasojë e shpërthimit në portin industrial të qytetit, shkruan Daily Mail.

Dëshmitarët okularë kanë treguar për përvojën e tyre nga ky shpërthim i fuqishëm që është dëgjuar madje 125 milje larg – në Greqi, shpërthim ky që ngjante me një sulm “me bombë bërthamore”.

Për shkak të zjarrit të madh ekipet e shumta të zjarrfikësve dolën në terren, duke tentuar ta lokalizojnë zjarrin që kishte përfshirë shumë ndërtesa e shtëpi.

Ministri i Brendshëm pranoi se lendet plasëse që ishin mbajtur në depo që nga viti 2004 mund të jenë shkak i shpërthimit, raporton abcnews.al

 

Mediat lokale raportojnë se 2.700 tonelata lendë kimike kanë shpërthyer. Kryeministri libanez Hassan Diab është zotuar se personat përgjegjës për këtë katastrofë do ta paguajnë çmimin e merituar  duke e shpallur të mërkurën ditë zie.

Në anën tjetër, Izraeli ka mohuar akuze si shkaktar i incidentit madje i është bashkuar vendeve si Britania e Madhe, Franca, SHBA-të duke i ofruar ndihmë Libanit në kohën kur vendi po përballet me krizën më të madhe ekonomike dhe financiare, raporton abcnews.al

 

Zyra e Punëve të Jashtme e Britanisë së Madhe, ka bërë të ditur se punonjësit e ambasadës së tyre në Liban nuk kanë pësuar ndonjë lëndim nga ky shpërthim. Disa milje larg, ballkonet e ndërtesave janë shembur nga shpërthimi i fuqishëm, duke bërë që edhe xhamat të thyhen dhe të mbulojnë rrugët e qytetit. Aeroporti kryesor i Bejrutit që është gjashtë milje larg portit detar është dëmtuar nga shpërthimi.

 

Guvernatori i portit u ka thënë gazetarëve se nuk i di shkaqet e shpërthimit dhe se nuk ka parë dëme të tilla më parë në jetën e tij, duke i krahasuar këto skena me ato të Hiroshima dhe Nagasakit, ku këto qytete japoneze u sulmuan me bomba bërthamore gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Spitalet  janë mbingarkuar nga numri i madh i pacientëve që janë lënduar gjatë shpërthimit./abcnews.al

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!