19-vjeçarja shqiptare bëhet virale, realizon veshje me silikon: Si më lindi ideja

schedule09:35 - 2 Korrik, 2024

schedule 09:35 - 2 Korrik, 2024

Sara Xhylani është stilistja e re nga Peja e Kosovës, që i ka befasuar të gjithë me veshjet e realizuara.

Në lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ajo ka treguar se përdor silikon për të ndërtuar korsetë.

19-vjeçarja tha se ky pasion i lindi teksa po përgatiste fustanin për mbrëmjen e maturës.

“Unë jam shumë e re në moshë dhe para një viti kam pasur mbrëmjen time të maturës. Aty kam nisur me pa tregun dhe më kanë pëlqyer shumë realizimer 3D. Kështu kam nisur. Janë veshje të realizuara me silikoni, janë praktike pasi silikoni qendron shumë mirë në trup.

Mundohem të bëj një miks shumë të mirë dhe t’ia dalë me idetë e mia.

Ka shumë vajza që kërkojnë, sidomos me ngjyrën e zezë”, u shpreh Sara./abcnews.al