Një tjetër grua është vrarë nga duart e bashkëshortit. Shejla Bakija, 19-vjeç nga Tuzi i Malit të Zi është ekzekutuar nga i shoqi i cili është tashmë në arrati. Mesa duket e reja është kushërirë e këngëtares Enisa e cila është duke korrur sukses në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në një postim në Instagram, Enisa ndan disa foto të Shejlës ndërsa shprehet se e ka të pamundur ta besojë që ajo tashmë nuk jeton më.
“Nuk mund ta besoj që po e shkruaj këtë postim tani. Kjo nuk mund të jetë jeta e vërtetë, kushërira ime, motra ime e vogël, zemra ime është e thyer. Vetëm 19 vjeç, ti meritoje shumë më shumë, jeta jote as nuk kishte filluar. Kujtimi yt do të jetojë përgjithmonë me ne. Ti ishe një diamant, e mrekullueshme, e ëmbël, e dashur, ende nuk mund ta besoj. U presh në paqe, engjëlli më i bukur. ”
19-vjeçarja u vra dy ditë më parë nga bashkëshorti Ilir Gjokaj i cili shkoi në banesën e familjes së saj dhe hapi zjarr. Për pasojë humbi jetën edhe gjyshja e vajzës ndërsa i plagosur ka mbetur i ati. /abcnews.al/