20 vite më pas, me çfarë merren ish-lojtarët që nxorën Romën kampione

schedule19:23 - 12 Shkurt, 2021

schedule 19:23 - 12 Shkurt, 2021

Roma, 20 vite më parë festonte titullin kampion në Serie A. Nuk ishte e lehtë ta arrije diçka të tillë, por skuadra kryeqytetase ia doli të rivalizonte me Juventusin dhe i la bardhezinjtë pas. Një trofe i merituar, ndërkohë që në skuadër kishte emra të spikatur të futbollit italian dhe atij botëror. Corriere Dello Sport i është rikthyer atij titulli kampion me një fotogaleri të veçantë, me ish-lojtarët e atij ekipi.

Ku janë ata tani, me çfarë merren. Pjesa më e madhe kanë mbetur në botën e futbollit, por ka edhe nga ata që i janë futur botës së artit. Për më tepër, më poshtë gjithçka mbi ish-futbollistët kampionë me Romën e para 19 viteve.

 

Francesco Antonioli, portier te Roma asokohe, tani është trajner i “gardianëve” te skuadra e Cesena, në Serie C.

 

Jonathan Zebina, mbrojtësi i djathtë francez, ka një galeri arti në Milano dhe merret me koleksionimin e veprave të artit bashkëkohor.

 

Walter Samuel, mbrojtësi i njohur qendror, është ndihmës i trajnerit Lionel Scaloni në kombëtaren e Argjentinës.

 

Antonio Carlos Zago, i cili luante në prapavijë, tashmë vijon karrierën si trajner. Ai është në krye të skuadrës së Kashima Antlers, në Japoni.

 

Cafu është një emër për të cilin nuk ka nevojë të flitet shumë. Anësori legjendar është ambasador i FIFA-s.

 

Damiano Tommasi, mesfushori i cili para pak kohësh ishte edhe në Shqipëri, është president i Shoqatës së Futbollistëve Profesionistë në Itali.

 

Vincent Candela, mbrojtës i majtë, është pjesë e agjencisë së zbulimit të talenteve, krijuar nga Francesco Totti. Gjithashtu ai ka edhe një restorant në Romë.

 

Hidetoshi Nakata, vendimtar në titullin e fituar para 19 vitesh, tani është komentator në Japoni. Sikurse dihet, ai luante si mesfushor.

 

Marco Delvecchio kishte detyrën e shënimit të golave te Roma, ndërkohë që tani është bërë komentator në radio.

 

Aeroplani Vincenzo Montella është bërë trajner, teksa fillimisht i besoi pikërisht Roma dhe më pas drejtoi skuadra si Catania, Fiorentina, Sampdoria, Milan dhe Sevilla.

 

Gabriel Omar Batistuta, një legjendë e futbollit botëror, shënoi gola kudo që luajti dhe shijoi titullin me Romën. tani është trajner dhe komentator në TV.

 

Francesco Totti, një lojtar flamur i Romës, tashmë ka hapur një agjenci për zbulimin e talenteve./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!