19 772 raste të reja me COVID në Greqi, mbi 70 viktima në 24 orët e fundit

schedule16:49 - 14 Janar, 2022

schedule 16:49 - 14 Janar, 2022

Në  24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 19 772 raste të reja me COVID.

Mediat bëjnë me dije se kanë ndërruar jetë 72 pacientë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 21 809, që prej fillimit të pandemisë.

Aktualisht në intubim po trajtohen 679 pacientë, nga të cilët 565 janë të pavaksinuar ose kanë marrë vetëm një dozë vaksine.

Gjatë 24 orëve të fundit në spitale janë shtruar 560 pacientë, ndërkohë që mesatarja e 7 ditëve të fundit është 570. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!