185 raste të reja me COVID në Maqedoni, shënohen 15 viktima

schedule16:45 - 4 Tetor, 2021

schedule 16:45 - 4 Tetor, 2021

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut nga 1876 teste të kryera janë regjistruar 185 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 99 vetëm në Shkup.

Ndërkohë janë shëruar 523 pacientë. Betejën me Covid-19 e kanë humbur 15 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar gjithsej 193.408 raste, prej të cilëve 174.148 janë shëruar, kurse 6719 kanë ndërruar jetë.

Aktualisht në Maqedoni janë 11878 raste aktive me koronavirus. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!