185 ditë në hapësirë, kthehen në Tokë dy kozmonautët rusë dhe astronautja e NASA-s

schedule14:05 - 17 Prill, 2021

schedule 14:05 - 17 Prill, 2021

Vetëm disa ditë pasi ekuipazhi i Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar arriti në 10 persona, tre janë kthyer në Tokë.

Kozmonautët rusë Sergey Ryzhikov dhe Sergey Kud-Sverchkov dhe astronautja i NASA-s Kate Rubins përfunduan misionin e tyre 185-ditor në stacionin hapësinor të premten.

Largimi i tyre me anijen Soyuz MS-17 u transmetua drejtpërdrejt në kanalin televiziv dhe faqen e internetit të NASA-s.

Treshja lundroi përsëri në atmosferën e Tokës dhe u ul në 12:55 të ditë së sotme në stepën e Kazakistanit.

Kozmonautët do të kthehen në bazën e tyre stërvitore në Star City, Rusi, dhe Rubins do të fluturojnë në shtëpi për në Hjuston.

Së bashku, koha e ekuipazhit në stacion përfshiu 2,960 orbita të Tokës dhe 78,4 milion milje pas mbërritjes së tyre në tetor./e.b-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!