18 vjeçarja nga Filipinet fiton Oscarin e shkencës

schedule13:58 - 7 Janar, 2018

schedule 13:58 - 7 Janar, 2018

Një 18 vjeçare nga Filipinet ka fituar një çmim prej 250 mijë dollarësh si më e mira mes atyre që shpërndajnë dije shkencore përmes internetit përmes Youtube. Ajo ia ka dalë të shpjegojë në një video 3 minutëshe teorinë e relativitetit të Anshtajnit.

Hillary Diane Andales, 18 vjeçarja nga Filipinet, ka fituar çmimin Breakthrought, që njihet ndryshe si Oskari i shkencës. Çmimi që akordohet nga të mëdhenjtë e Silicon Valley, i është dhënë deri tani mendjeve më premtuese në fushën e fizikës, matematikës e shkencave humane. Kjo ishte hera e dytë që 18 vjeçarja përfshihej në këtë sfidë, duke ia dalë që përmes një videoje në Youtube, vetëm në 3 minuta të ilustrojë teorinë e relativitetit. Fitorja i ka dhënë 250 mijë dollarë.

Hilary ka zgjedhur të thellohet në konceptin e sistemit të referimit. “dy vëzhgues, shpjegon ajo në videon e saj, të vendosur në sisteme të ndryshme referimi, do perceptojnë versione të ndryshme të të njëjtit realitet e madje do dallojnë një 6 apo një 9, sipas vendndodhjes së tyre”.

Çmimi “Breakthrought Prize” është pjesë e një serie çmimesh që ndahen në tre kategori. Fituesit e kategorisë të të mëdhenjve, marrin një çmim me vlerë rreth 3 milionë dollarë dhe përzgjidhen mes shkencëtarëve fitues të edicionit të mëparshëm.

18 vjeçarja nga Filipinet ka marrë pjesë në kategorinë e të rinjve, që përfshin shkencëtarët mes moshës 13 -18 vjeç, të cilëve u kërkohet të shpjegojnë tema të ndryshme shkencore në vetëm 3 minuta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!