Shtëpia e Bardhë ka lëshuar një letër të përbashkët të nënshkruar nga liderët e 18 vendeve duke bërë thirrje për lirimin e pengjeve nga Hamasi në këmbim të një armëpushim të menjëhershëm në Gaza.
“Ne bëjmë thirrje për lirimin e menjëhershëm të të gjithë pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Gaza për mbi 200 ditë. Ato përfshijnë qytetarët tanë. Fati i pengjeve dhe popullatës civile në Gaza, të cilët mbrohen sipas ligjit ndërkombëtar, është një shqetësim ndërkombëtar.
Theksojmë se marrëveshja në tryezë për lirimin e pengjeve do të sillte një armëpushim të menjëhershëm dhe të zgjatur në Gaza, që do të lehtësonte kalimin e ndihamave humanitare në të gjithë Gazën dhe do të çonte në përfundimin e armiqësive.
Banorët në Gaza do të jenë në gjendje të kthehen në shtëpitë dhe tokat e tyre.
Ne mbështesim fuqimisht përpjekjet e vazhdueshme të ndërmjetësimit për të sjellë njerëzit tanë në shtëpi.
Ne përsërisim thirrjen tonë ndaj Hamasit për të liruar pengjet dhe le t’i japim fund kësaj krize në mënyrë që kolektivisht të mund t’i përqendrojmë përpjekjet tona për të sjellë paqe dhe stabilitet në rajon.
Si dhe SHBA, letra është nënshkruar nga Argjentina, Austria, Brazili, Bullgaria, Kanadaja, Kolumbia, Danimarka, Franca, Gjermania, Hungaria, Polonia, Portugalia, Rumania, Serbia, Spanja, Tajlanda dhe Britania e Madhe
Nga ana e tij, Izraeli duket se do të nisë një ofensivë tokësore të planifikuar në Rafah në jug të Gazës, me mediat izraelite që raportojnë se IDF i ka thënë qeverisë se është gati dhe në pritje të urdhrave, dhe mbledhjen e kabinetit të luftës të Benjamin Netanyahu për të diskutuar planet.
Familjet e pengjeve izraelitë të mbajtur në Gaza kanë bërë presion mbi qeverinë e Netanyahut për të rifilluar negociatat për një armëpushim të përkohshëm në këmbim të lirimit të të dashurve të tyre.
Hamasi dhe grupet e tjera militante morën peng rreth 250 persona më 7 tetor. 105 u liruan si pjesë e një marrëveshjeje pengjesh nëntorin e kaluar në këmbim të një pauze në luftime.
Ende nuk dihet se sa nga pengjet janë ende gjallë.
/abcnews.al