Shtëpia “Rozalba” në Gjadër të Lezhës ndodhet në vështirësi ekonomike, prandaj 18 vajzat që strehon aty kanë nevojë për ndihmë.
Në një lidhje me “Skype” për “ABC e Mëngjesit”, Motër Alma Zogu ka bërë apel të gjithë shqiptarëve, që t’i ndihmojnë, pasi këto vajza nuk kanë asnjë mbështetje dhe kanë kaluar drama të mëdha në jetë.
“Kemi humbur disa nga donatorët e huaj dhe ndodhemi në vështirë, prandaj po kërkoja ndihmë.
Përveç problemeve ekonomike kanë edhe probleme të tjera, por për shkak të moshës nuk mund t’i them. Kjo qendër është hapur që nga viti 2015, ku strehohen vajzat që kanë probleme.
Organizatat që na japin donacionet i mbledhin nga individë që janë në krizë për shkak të pandemisë dhe prej 8 muajsh nuk kemi më fonde. E shohim edhe nga jashtë që nuk na dërgojnë më fonde se Shqipëria nuk hyn më ne vendet e emergjencës.
Mund të them që unë si katolike kanë qenë prania e zotit që nuk na lë vetëm asnjëherë vetëm. Deri tani na kanë ndihmuar personat këtu si për shembull me miell, pasi ne gatuajmë vetë.
Të mendojmë që vajzat kur vijnë në qendrën tonë vijnë me vështirësi në mësimdhënie dhe ne duhet të paguajmë edhe educator që vajzat të mësojmë. Ne kemi një psiokologe, një psikiatër, kemi një kuzhunier, një roje, pasi në vajzë që ne kemi marrë duhet ti ketë të gjitha”.
Motër Alma Zogu ka treguar se vajzat kanë edhe pasione të ndryshme si piktura, muzika, të cilat duhet ndjekur me kurse, por për këtë paguan vetë qendra.
“Vajzat janë shumë të talentuara dhe e shfaqin me mënyra të ndryshme, përmes pikturës, këndojnë, kërcejnë, gatuajnë. Ne kemi pasur një kosto se këto kurse që të ndjekin vajzat kushtojnë, pasi ato duhet të ndjekin atë që janë të prirura”./abcnews.al