Gjatë 24 orëve të fundit Maqedonia e Veriut ka realizuar 3,470 teste prej të cilave kanë rezultuar pozitivë 18 raste të reja me koronavirus.
Fatmirësisht nuk është regjistruar asnjë viktimë nga Covid-19.
Instituti i Shëndetit Publik bën me dije se 5 pacientë janë shëruar nga kjo sëmundje e rëndë.
Ndërkaq numri i përgjithshëm rasteve ka arritur në 155,882 persona, ndërsa 5,487 qytetarë kanë humbur jetën./abcnews.al/