Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut, Ministria e Shëndetësisë raportoi vetëm një viktimë nga koronavirusi.
Ndërsa që nga fillimi i pandemisë kanë humbur jetën 5, 469 persona.
Autoritetet shëndetësore njoftojnë se nga 2, 411 teste të realizuara, 18 raste kanë rezultuar pozitivë për Covid-19.
Gjithashtu Instituti i Shëndetit Publik, raportoi se 31 pacientë janë shëruar nga kjo sëmundje e rëndë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 149, 582./i.k/abcnews.al/