171 milion doza të administruara në SHBA

schedule08:21 - 8 Prill, 2021

schedule 08:21 - 8 Prill, 2021

SHBA ka administruar 171 milion doza, sipas të dhënave të botuara nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Sipas CDC janë administruar 171,476,655 doza totale, rreth 76% e 225,294,435 e dozave të dorëzuara.

Pak më shumë se 33% e popullsisë amerikane – më shumë se 109 milion njerëz  kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës Covid-19 dhe 19,4% e popullsisë – më shumë se 64 milion njerëz  janë vaksinuar plotësisht./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!