Nga Leontina Nika
Skulptura është cilësuar si arti muskujve, por nxënësja e liceut Rabie Çollaku, tregon se është edhe forcë e mendjes. Megjithëse emocionet i ka të përziera.
Ekspozita personale e kësaj nxënëseje “Ngjitja e shkallëve”, sipas mentorit të saj shënon ndër të paktat në këto 75 vite traditë e liceut artistik “ Jordan Misja”.
“Cilësia prevalon në çdo rast. Ndoshta është e vetmja që një nxënëse bën një ekspozitë personale”, thotë ai.
Këto punime në material të ndryshme janë realizuar në harkun e 1 viti dhe shpesh Rabi vertikalisht ka vënë veten në qendër.
“Dashuria që kam për veten është frymëzimi im i parë,” thotë ajo.
Megjithëse ajo realizon teknika të ndryshme më përzemër ka metalin për këtë arsye.
“Kur vendos daltën dhe çekiçin aty ajo shpërthen dhe largohet, metali nuk largohet kurrë”.
Profesori I saj vecon këtë punim. “Ky përfaqëson një pikë loti”, thotë ai.
Kjo është shkalla e parë, që ngjitë, por e bindur është që rruga e saj të vazhdoj gjatë , në zbulimin e vetës përmes skulpturës. /abcnews.al

