17-vjeçari amerikan kërcënoi të hapte zjarr në shkollë, një vit më parë kushëriri i tij vrau 19 nxënës

schedule16:01 - 8 Gusht, 2023

schedule 16:01 - 8 Gusht, 2023

Një 17 vjeçar amerikan ka kërcënuar se do të qëllojë me armë zjarri në një shkollë. Mediat e huaja shkruajnë se kushëriri i adoleshentit një vit më parë ka bërë të njëjtën gjë në një shkollën fillore në Uvalde, Teksas.

Nathan James Cruz, 17 vjeç, u arrestua me një akuzë të rëndë për kërcënim terrorist në një vend publik dhe një akuzë kundërvajtëse për kërcënim terrorist ndaj një anëtari të familjes.

Ajo tha se vajza e saj pretendonte se vëllai i saj 17-vjeçar po mendonte të bënte të njëjtën gjë me kushëririn e tyre. Nëna tha se ishte veçanërisht e shqetësuar, pasi ata jetojnë përballë një shkolle dhe djali i saj ishte i dehur në momentin e kësaj deklarate.

Në fakt, motra e të arrestuarit ka treguar para hetuesve se teksa ka qenë në makinë me 17-vjeçarin, ai e ka kërcënuar se do ta qëllonte në kokë dhe se do të hapte zjarr në shkollë.

Nëna e Cruz thuhet se dëgjoi një bisedë telefonike të djalit të saj në të cilën ai kërkonte të merrte ilegalisht një pushkë sulmi AR-15, si ajo që Ramos përdori në masakrën e shkollës Uvalde.

Kujtojmë se në maj të vitit 2022, 18-vjeçari Salvador Ramos hyri me armë në shkollën fillore Robb, duke hapur zjarr në dy klasa dhe duke qëlluar nxënës e mësues./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!