17 misionarë amerikanë rrëmbehen nga bandat kriminale në Haiti, mes tyre edhe fëmijë

schedule16:12 - 17 Tetor, 2021

schedule 16:12 - 17 Tetor, 2021

17 misionarë amerikanë, përfshirë edhe fëmijë janë rrëmbyer nga një bandë kriminale në periferinë lindore të Port-au-Prince në Haiti, sipas burimeve të forcave të sigurisë së Haitit.

“Mirëqenia dhe siguria e qytetarëve amerikanë jashtë vendit është një nga përparësitë kryesore në Departamentin e Shtetit, ” tha një zëdhënës i qeverisë amerikane për AFP.

Bandat e armatosura, të cilat prej vitesh kanë kontrolluar zonat më të varfra të kryeqytetit të Haitit, e kanë shtrirë fuqinë e tyre në Port-au-Prince dhe rrethinat e tij. Më shumë se 600 raste rrëmbimi janë regjistruar në tre tremujorët e parë të 2021, nga 231 në të njëjtën periudhë në vitin 2020, sipas Qendrës për Analizat dhe Kërkimet për të Drejtat e Njeriut, me qendër në kryeqytetin e Haitit.

Për vite, një krizë e thellë politike ka paralizuar zhvillimin socio-ekonomik të Haitit. Vrasja e e Presidentit Jouvenel Moyes në korrik thelloi edhe më shumë pasigurinë në vend./abcnews.al