Kryeministri britanik Boris Johnson do të tregojë sot rrugën që do të ndiqet për të lehtësuar masat kufizuese anti-covid në vend. Lajmin e bëri të ditur Doëning Street në një deklaratë për mediat.
Hapi i pari i planit do të nisë më 8 mars, kur grupet e listuara si prioritare nga qeveria do të kenë marrë një “sasi imuniteti, tre javë pasi e kanë marrë dozën e tyre të parë.” Rreth e qark Britanisë së Madhe, më shumë se 17 milionë njerëz e kanë marrë dozën e parë të vaksinës për koronavirusin, shkruan abcnews.al
Plani do të varet nga katër teste kyçe: Vazhdimi në mënyrë të suksesshme i programit të vaksinimit. Të ketë prova që vaksina është efektive në uljen e shtrimeve në spital dhe uljen e vdekjes tek ata që i kanë marrë dozat.
Shkalla e infektimeve nuk rrezikon që të mbushë spitalet, duke bërë që Shërbimi Kombëtar i Shëndetit të gjendet nën presion. Kufizimet do të lehtësohen hap pas hapi në të gjithë vendin, në të njëjtën kohë, ndërsa ambientet e jashtme do të hapen përpara atyre të mbyllurave. sb/abcnews.al/