16-vjeçarja shqiptare mahnit jurinë e “The Voice of Finland”, ngrihen në këmbë dhe e duartrokasin

schedule08:56 - 29 Janar, 2022

schedule 08:56 - 29 Janar, 2022

Një tjetër shqiptare ka shkëlqyer me zërin e saj. Së fundmi 16 vjeçarja, Argjenda Aliu është bërë pjesë e “The Voice of Finland”. Ajo interpretoi këngën ‘Yours’ të këngëtares së njohur, Ella Henderson, duke bërë që gjithë paneli i jurisë të kthejë karriget e tyre.

Juria mbeti e mahnitur nga zëri brilant i adoleshentes nga Kosova që pushtoi skenën. Ata në fund edhe u ngritën në këmbë duke duartrokitur këngëtaren e re.Ajo arriti të kaplonte dhe zemrat e publikut, duartrokitjet e së cilëve dëgjoheshin gjatë transmetimit të “The Voice of Finland”.