16-vjeçarja goditet me thikë për vdekje në rrugë, të pranishmit nuk reagojnë

schedule12:06 - 30 Maj, 2023

schedule 12:06 - 30 Maj, 2023

Një vajzë 16-vjeçare u godit brutalisht me thikë për vdekje në një rrugicë publike në kryeqytetin e Indisë të dielën, duke shkaktuar zemërim mbi sigurinë e grave në vend dhe dhunën e ushtruar nga burrat.

Video e incidentit, tregon njerëzit që po kalonin pranë, ndërsa sulmuesi godet vazhdimisht viktimën. Vetëm një burrë shfaqet duke u përpjekur të ndërhyjë, duke u përpjekur të largojë sulmuesin.

Të hënën pasdite, policia indiane tha se kishte arrestuar një të dyshuar mashkull të quajtur Sahil në lidhje me vrasjen.

Komisioneri i Posaçëm i Policisë në Delhi, Deependra Pathak tha për kanalin indian të lajmeve Times Noë se hetimi fillestar tregoi drejt një të ashtuquajturi “krim pasioni”.

Incidenti është i fundit në një varg të gjatë vrasjesh dhe përdhunimesh që kanë shkaktuar zemërim nëse po bëhet mjaftueshëm për të mbrojtur gratë në Indi dhe për të ndëshkuar sulmuesit.

“Një vajzë e mitur është vrarë brutalisht haptazi në Delhi”, shkroi kryeministri i Delhi, Arvind Kejriwal në Twitter.

“Kjo është shumë e trishtueshme dhe për të ardhur keq. Kriminelët janë bërë të patrembur dhe nuk kanë frikë nga policia”.

“Siguria e popullit të Delhit është e një rëndësie të madhe,” shtoi ai.

/abcnews.al