16 viktima dhe 1695 të infektuar me Covid në Itali

schedule17:53 - 5 Shtator, 2020

schedule 17:53 - 5 Shtator, 2020

Ditët e fundit në Itali janë shënuar një rritje e ndjeshme e  rasteve të reja me koronavirus.

Gjatë 24 orëve të fundit në Itali janë konfirmuar pozitiv me koronavirus 1695 raste të reja dhe kanë humbur jetën 16 persona.

Deri më tani numri total i të infektuarve me Covid në këtë vend ka shkuar në 276.338 persona mes të cilëve 35.534 kanë humbur jetën.

Ndërkohë një ndër rajonet më të prekura nga pandemia në Itali, Lombardia, gjatë 24 orëve të fundit ka raportua vetëm 1 viktimë dhe 338  raste të reja pozitiv. e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!