16 paciente në terapi intensive, si paraqitet situata në dy spitalet Covid

schedule16:13 - 28 Shtator, 2020

schedule 16:13 - 28 Shtator, 2020

Situata në spitalet Covid vijon të mbetet në shifra thuajse të njëjta ashtu si edhe javët e shkuara.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 185 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Ndërkohë që në 24 orët e fundit 95 qytetarë e kanë fituar betejën me Covid19 duke e çuar numrin e të shëruarvë në629 që nga fillimi i epidemisë.

Sakaq, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë shënuar tre viktima dhe 132 raste të reja me Covid.

N.D./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!