DJ i njohur, Tiësto do të bëhet sërish baba. Lajmin e bukur e dha vetë producenti holandez përmes një postimi në Instagram.
Ai dhe gruaja Annika Backes po presin fëmijën e tyre të dytë së bashku. Çifti tashmë janë prindër të vajzës Viola Margreet, 16 muajshe.
“Po bëj një tjetër fëmijë me dashurinë e jetës sime”, ka shkruar Tiesto, krahas fotos ku shfaqet teksa ka vendosur dorën dorën në barkun e gruas së tij dhe puth barkun e saj në një tjetër.

Tiësto dhe gruaja e tij u takuan për herë të parë në restorantin Catch në New York në vitin 2015 dhe u fejuan në vitin 2018 gjatë festës së Falenderimeve, zbuluan çifti më parë për “Vogue”./abcnews.al


