Shtatë të infektuar me COVID-19 në Premier League dhe kjo është zyrtare. Një muaj më parë kishin rezultuar gjashtë të prekur dhe tani ka një rritje të lehtë. Emrat e futbollistëve nuk janë publikuar nga liga, por me siguri mediat dhe vetë klubet e prekura do të njoftojnë në vijim.
“Premier League mund t’ju konfirmojë se në periudhën 14-20 dhjetor janë testuar 1569 lojtarë dhe pjesëtarë klubesh e stafesh për COVID-19. Nga këto teste, vetëm shtatë prej tyre kanë rezultuar pozitivë.
Lojtarët dhe pjesëtarët e stafeve të klubeve që janë testuar pozitivë do të vetëizolohen për një periudhë 10-ditore. Premier League e jep këtë informacion të përmbledhur për qëllim të integritetit të institucionit dhe për transparencë.
Asnjë detaj specifik për klubet apo të infektuarit nuk mund të bëhet nga Premier League. Rezultatet do të bëhen publike pas çdo raundi të testimeve”, shkruhet në njoftimin e bërë nga Premier League. /abcnews.al