150 milion për Tiranën, zbulohet skema e shpërndarjes së premios

schedule08:18 - 26 Shtator, 2020

schedule 08:18 - 26 Shtator, 2020

Tirana u shpall kampione për të 25-ën herë në 100 vjetorin e krijimit të klubit dhe kjo nuk ka kaluar pa u vënë re nga Bashkia e Tiranës, që ka miratuar edhe një shpërblim financiar për futbollistët, stafin teknik dhe stafin mbështetës.

150 milion lekë të vjetra do t’u ndahen atyre jo drejtpërdrejtë. Klubit nuk do t’i kalojë asnjë qindarkë në mënyrë të drejtpërdrejtë. Në vendimin e Këshillit Bashkiak thuhet se paratë do të kalojnë drejtpërdrejtë në llogaritë e përfituesve.

Premio që shkon për Tiranën do të hiqet nga fondi për programin e Trashëgimisë Kultore, Eventet Artistike dhe Kulturore në buxhetin e vitit 2020. Mes pikave thuhet në vendim që vetë kryebashkiaku Erion Veliaj, ose personi i ngarkuar prej tij do të nënshkruajnë kontratat individuale me përfituesit e premios dhe më pas paratë do u kalojnë në llogaritë e tyre bankare. /abcnews.al