15-vjeçarja që po çmend rrjetin me hip-hop: Kur publikova videon e parë, fika telefonin

schedule11:02 - 17 Dhjetor, 2020

schedule 11:02 - 17 Dhjetor, 2020

Melisa Halilaj është një nga këngëtaret më të reja të tregut muzikor shqiptar.

Ndonëse është vetëm 15-vjeçe, ajo ka shpalosur talentin e saj në fushën e hip-hopit, duke çmendur rrjetin.

E ftuar në ABC e Mëngjesit, ajo ka deklaruar se frymëzim të saj ka Taynën dhe mendon që një ditë të bëhet si ajo.

“Kur kam bërë videon e parë, e kam publikuar. E kam fikur telefonin dhe jam shtrirë se kisha frikë nga komentet.

Jam frymëzuar nga Tayna, dhe kam thënë pse mos të bëhem edhe unë si kjo. Nqs se nuk vlerëson veten në fund të fundit kush të vlerëson.

Më ka ardh edhe kam bërë, nuk e marr parasysh moshën. Unë thjesht kam hyrë dhe kaq”, tha ndër të tjera Melisa. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!