Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

15-vjeçarja jetonte në shtëpi me 40 mace, arrestohet e ëma, Policia: Ambienti plot me jashtëqitje

schedule16:02 - 5 Korrik, 2022

schedule 16:02 - 5 Korrik, 2022

Një 51-vjeçare është arrestuar në Efkarpia të Selanikut, pasi akuzohet se ka ekspozuar në rrezik vajzën e saj të mitur.

Sipas autoriteteve greke 51-vjeçarja detyronte të bijën të jetonte në kushte jo të mira, në një shtëpi me mungesë të theksuar higjiene të rrethuar plot me 40 mace.

Punonjësit e policisë së konstatuan se në ambientet e shtëpisë kishte jashtëqitje dhe papastërti, për pasojë jeta dhe qëndrimi i 15-vjeçares në atë shtëpi është konsideruar i rrezikshëm.



Protothema.gr raporton se e arrestuara u dërgua në Gjykatë për ndjekje penale.

51-vjeçarja akuzohet për ekspozimi të të miturës në rrezik.

Ndërkohë mësohet se 51-vjeçarja ka thënë në Gjykatë se gjithçka ka ndodhur vetëm sepse ajo është dashamirëse e kafshëve.

Ajo tha se i ka dashur dhe është kujdesur për kafshët gjatë gjithë jetës së saj.

Sipas saj vajza e saj aktualisht jeton me gjyshin e saj, në shtëpinë ngjitur./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!