15 vite jashtë sistemit të drejtësisë, KPA vendos për Eneida Civicin

schedule16:58 - 23 Dhjetor, 2020

schedule 16:58 - 23 Dhjetor, 2020

KPA ka vendosur që të lërë në fuqi vendimin e KPK për Eneida Civicin, e cila ka shërbyer si gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor të Tiranës.

Në ankimin e vlerësimit, trupi gjyqësor i KPA ka lënë në fuqi vendimin e KPK për humbjen e së drejtës për t’u emëruar gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare.

Njoftim i plotë:

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Sokol Çomo relator, Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.19/2020, datë 09.06.2020, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Eneida Civici, kundër vendimit nr. 251, datë 09.03.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin G të Aneksit të Kushtetutës, në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

1-Lënien në fuqi të vendimit nr. 251, datë 09.03.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Eneida Civici.

2-Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 23.12.2020.

/abcnews.al/