Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

15 rroga me 6 mijë euro muaji, ky vend i lirë pune po i befason të gjithë

schedule21:32 - 15 Dhjetor, 2021

schedule 21:32 - 15 Dhjetor, 2021

Paga është një kriter i rëndësishëm pune për të gjithë. Një konkurs për vende të lira pune që u publikua në Kleine Zeitung në Austri, është bërë hit për shkak të kushteve që duhet të plotësojë punonjësi i ardhshëm, por edhe për shkak të pagës që ofron kompania.

Punëdhënësi ofron 15 rroga në vit në vlerë prej 6 mijë euro në muaj dhe në këmbim kërkon dikë që njëkohësisht mund të luajë rolin e kujdestarit të shtëpisë, kuzhinierit privat dhe të kopshtarit.

Përveç vaksinimit kundër coronavirusit, kandidati duhet të jetë trajnuar në fushën e gastronomisë dhe turizmit si dhe të ketë  përvojë pune në hotele.



Një prej kushteve është që kandidati duhet të jetë “i mrekullueshëm në sjellje, i kujdesshëm dhe të jetë fleksibil, besnik dhe diskret”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!