15 raste të reja me Covid, Kina karantinon dhe do të vaksinojë gjithë banorët e Ruilit

schedule14:49 - 5 Prill, 2021

schedule 14:49 - 5 Prill, 2021

Kina ka lajmëruar se do të vaksinojë një popullsi të tërë lokale me 300,000 njerëz, pas shpërthimit të koronavirusit pranë kufirit me Mianmar. Banorët e qytetit  Ruili në provincën jugore të Yunnan janë karantinuar në shtëpi.

Vendimi i vaksinimit vjen pasi autoritetet lokale raportuan 15 raste të reja Covid-19, rritja më e madhe ditore e Kinës në më shumë se dy muaj.

Zyrtarët thonë se po monitorojnë nga afër kufirin me Mianmar, ku duket se kanë origjinën shumica e rasteve të reja në rajon.

Media shtetërore po raporton se grupi është përhapur nga infeksionet që importohen nga Mianmar, i cili po përjeton trazira të konsiderueshme pas një grushti shteti.

Koronavirusi, për pjesën më të madhe të Kinës është nën kontroll dhe çdo shpërthim është duke u menaxhuar me masa të ashpra për të kufizuar transmetimet./e.b-abcnews.al