Shtatë fëmijët dhe mësuesi i tyre që mbetën të bllokuar në teleferik janë shpëtuar pas 15 orësh, njoftoi ministria e brendshme e Pakistanit.
Të rinjtë dhe mësuesi u bllokuan në teleferik 274 metra mbi një kanion lumi, kur një kabllo u këput ndërsa grupi po udhëtonte për në shkollë.
Teleferiku lidh dy komunitete në rajon dhe funksionon në dy kabllo, njëri prej të cilëve u këput, tha zyrtari i shpëtimit, Bilal Ahmad Faizi.
Kryeministri i përkohshëm i vendit, Anwar-ul-Haq Kakar, urdhëroi mbylljen e menjëhershme të të gjitha teleferikëve të shkatërruar dhe jo në përputhje me sigurinë. /abcnews.al