15 milionë euro të fshehura në mur, kapet 3 narkotrafikantë në Itali

schedule10:50 - 8 Qershor, 2020

schedule 10:50 - 8 Qershor, 2020

Policia italiane ka gjetur të fshehura në një mur 15 milion euro dhe ka vënë në pranga tre persona.

Autoritetet policore italiane të Milanos në kuadër të operacionit të koduar “Flashback”, janë arrestuar  3 narkotrafikantë që menaxhonin një trafik ndërkombëtar hashashi në pjesën veriore dhe qendrore të Italisë.

Mediat italiane bëjnë me dije se shuma prej 15 milionë euro në prerjet 20 deri 500 euro e të paketuara në 28 kuti, janë gjetur brenda murit të një banese.

Gjithashtu një shumë prej 167 mijë eurosh është sekuestruar në një ofiçinë. Ndërkohë nuk ka asnjë informacion në lidhje me identitetin e autorëve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!