Qeveria gjermane u mblodh ditën e sotme dhe vendosi masa të reja për të luftuar përhapjen e covid-19.
Nga masat e marra preket edhe futbolli, pasi nga tani e tutje do të lejohen në stadiumeve maksimalisht 15 mijë tifozë.
Në stadiume me kapacitet për më pak se 30 mijë tifozë, do të lejohet vetëm 50& e kapacitetit.
Ka edhe zona ku do të luhet pa praninë e tifozëve, për shkak të masave të marra nga qeveritë federale. / abcnews.al