Bayern Munich ka luajtur me Herthën në Berlin dhe tifozët bavarezë protestuan për puntorët e vdekur në kantierët e ndërtimit në Katar.
Tifozët e Bayern Munich janë shprehur kundër Kupës së Botës që nis pas pak ditësh në Katar. Skuadra e tyre luajti me Herthën në Berlin dhe para ndeshjes ata vendosën një pankartë në tribunë për të protestuar ndaj punëtorëve të vdekur në kantierët e ndërtimit në Katar.
“15 mijë të vdekur për 5760 minuta futbolli. Turp të keni!”, ishte pankarta e madhe që bavarezët ngritën në tribunë./ h.ll/abcnews.al