Kastrioti triumfon ndaj Bylis

schedule16:06 - 29 Tetor, 2022

schedule 16:06 - 29 Tetor, 2022

Kastrioti ka fituar 3-0 ndaj Bylis.

Triumf i merituar për Kastriotin në Kamëz ku skuadra vendase dominoi mallakastriotët për 90 minuta duke arritur një sukses shumë të rëndësishëm në optikën mbijetesë pasi bardhekuqtë ngjiten në kuotën 13 me vetëm dy pikë nga vendi i dytë.

Ky është suksesi i tretë sezonal për krutanët që e nisën me ritëm të ulët dhe për momentin janë dy pikë diferencë nga Bylis që mbetet në kuotën 11 dhe rrezikon të futet në vallen e mbjetesës. /G.D albeu.com/