14 vjeçari kandidon për postin e Guvernatorit

schedule13:31 - 14 Gusht, 2018

schedule 13:31 - 14 Gusht, 2018

Edhe pse vetëm 14 vjeç, Itan Soneborn synon të zgjidhet guvernator i Vermontit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke përfituar nga fakti se kushtetuta nuk cakton një kufi moshe për kandidimin. Duke folur për veten ai u shpreh se është pikërisht ndryshimi për të cilin demokratët kanë nevojë.

Një student 14 vjeçar është kandiduar për postin e guvernatorit të Vermont në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në rradhët e demokratëve. Adoleshenti Ethan Sonneborn, e bën këtë duke përfituar nga kushtetuta e këtij shteti që nuk vendos një kufi moshe për të kandiduar. Kandidatët duhet vetëm të kenë jetuar në Vermont të paktën për katër vjet, dhe Itan ka jetuar aty që kur ka lindur. Profili i tij në rrjetet sociale e përshkruan si një mbrojtës të familjeve të klasës së mesme dhe asaj punëtore.

Me idetë e duhura për reformën e sistemit shjëndetësor, zhvillimin ekonomik dhe arsimin. Dhe pse atij vetë i duhet ende kohë për tu diplomuar. Duke përfaqësuar krahun e porgresistëve në partinë demokratike ai shprehet se është kandidati që përfaqëson më së miri ndryshimin për të cilin kjo parti ka nevojë. Kandidatët rivalë janë një transgjinor, një veteran marine dhe një ambientaliste. Por republikanët tashmë po kërkojnë çdo mënyrë juridike për të ndaluar kandidimin e tij duke thënë se minimalisht dikush duhet të ketë patentën e shoferit para se të pretendojë të bëjë guvernatorin./abcnews.al