14 viktima dhe 1,392 raste të reja me COVID-19 në Itali

schedule17:48 - 22 Shtator, 2020

schedule 17:48 - 22 Shtator, 2020

Në 24 orët e fundit Italia ka regjistruar 1,392 raste të reja me COVID-19, ndërsa 14 pacientë kanë humbur jetën.

Numri i përgjithshëm i rasteve të reja ka arritur në 300, 000, ndërsa rajonet të cilat kanë regjistruar më shumë raste ditore janë Lazio me 238 raste, Lombardia me 182 raste dhe Campania me 156.

Autoritetet shëndetësore në Itali bënë me dije se ka një rritje të rasteve të reja, krahasuar me një ditë më parë, shkruajnë mediat italiane.

Aktualisht rastet pozitive në Itali janë 45,489, prej të cilëve 42,646 janë izoluar në shtëpi, 2,604 janë të shtuar në spital me simptoma të lehta dhe 239 pacientë janë në terapi intensive.

Ndërkohë në 24 orët e fundit 967 persona janë shëruar, duke e çuar numrin në total në 219,670 të shëruar.;i.k/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!