14 raste të reja me COVID në Berat, të infektuarit në disa institucione

schedule20:38 - 18 Dhjetor, 2020

schedule 20:38 - 18 Dhjetor, 2020

Në 24 orët e fundit në Berat janë shënuar 14 raste të reja me COVID-19. Burime bëjnë me dije për ABC se janë identifikuar persona pozitivë në disa institucione.

Të prekurit janë konfirmuar në institucionin e shërbimit të Provës, bashkinë e Beratit, ASHK, zjarrfikësen e Kuçovës dhe drejtorinë e Bujqësisë.

Pozitivë kanë rezultuar edhe një mësues në shkollën 9-vjeçare në fshatin Bilçë, një infermier në repartin e Kirurgjisë në spitalin rajonal të Beratit, një avokat dhe një efektiv policie./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!