14 raste pozitive tek Aston Villa, merret vendimi për duelin ndaj Liverpool

schedule14:36 - 8 Janar, 2021

schedule 14:36 - 8 Janar, 2021

Aston Villa është goditur keq nga pandemia. Klubi nga Birmingemi regjistron plot 14 raste pozitive me Covid-19, nga të cilët dhjetë janë futbollistë.

Një situatë e vështirë në ekip, teksa sonte në mbrëmje është në program dueli ndaj Liverpool (20:45) për llogari të raundit të tretë të FA Cup.

Zhvillimi i ndeshjes është u vu në dyshim nga numri i lartë i të infektuarve tek Aston Villa. Gjithsesi, vendimi është marrë dhe përballja do të luhet rregullisht mbrëmjen e sotme. /abcnews.al