14 mijë persona me probleme me frymëmarrjen, drejtoresha e ISHP: Mos i neglizhoni, merr jetë si COVID

schedule22:47 - 12 Janar, 2023

schedule 22:47 - 12 Janar, 2023

Bashkëqarkullimi i gripit, covid dhe virozave të tjera ka rëndua situatën shëndetësore në vend. Rreth 14 mijë të prekur nga infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes ka regjistruar Insitutit i Shëndetit Publik javën e fundit. Rreth 1500 raste me tepër se javën e shkuar. Vetëm analiza dhe testi tregon drejtoresha e ISHP Eugena Tomini diferencon llojin e virozës.


Aktualisht në vend gripi po mbizotëron ndaj covid. Ai po prek të gjithë moshat dhe po qarkullon njëtrajtësisht në të gjithë vendin. Mjekja apelon për të mos i neglizhuar shenjat e tij ndërsa thotë se ashtu si dhe koronavirusi edhe gripi mund të shkaktojë forma të rënda të sëmundjes deri humbje jete.

Ndërkohë Instituti i Shëndetit Publik vijon të dërgojë mostra në laboratorët e referncëë për të zbuluar nënvariantet e Omicron që qarkullojnë në shtete të tjera. Aktualisht në vendin tonë nuk ka konfirmim për praninë e tij.

Megjithkëtë drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik apelon për të marrë dozat anti Covid pasi thotë se ato mbrojnë dhe ndaj nënvarianteve të Omicron./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!