14 Maji, PBDNJ zyrtarizon kandidatët për Finiqin, Dropullin dhe Himarën

schedule09:04 - 22 Janar, 2023

schedule 09:04 - 22 Janar, 2023

Omonia dhe Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut kanë zyrtarizuar kandidatët për Bashkinë Dropull, Finiq dhe Himarë për zgjedhjet e 14 Majit. Siç bëhet me dije, Thanas Maneka është kandidat për Dropullin ndërsa për Finiqin do të jetë kryebashkiaku aktual, Leonidha Kristo.

Ndërkohë, kandidat për bashkinë e Himarës do të jetë Fredi Beleri. Kujtojme që kreu i PBDNJ, Vangjel Dule konfirmoi pak kohë më parë se në këto tre bashki, PBDNJ do të dalë me kandidatët e saj duke u shprehur i bindur se kanë mjaftueshëm shance për të fituar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!