14 Maji/ Boçi e Këllici hapin rrugën e kandidimit, dorëzojnë mandatet në Kuvend

schedule12:49 - 24 Mars, 2023

schedule 12:49 - 24 Mars, 2023

 

Dy deputetë të grupit të “Rithemelimit”  pjesë e koalicionit “Bashkë Fitojmë” kanë dorëzuar mandatet e tyre në Kuvend pak më parë për t’i hapur kështu rrugë kandidimit për Kryetar Bashkie në zgjedhjet e “14 Majit”.

Luçiano Boçi do të kandidojë për Bashkinë e Elbasanit, ndërsa kujtojmë se ishte i vetmi nga grupi i Berishës që mori pjesë në “primaret” e këtij qyteti.

Ndërsa Belind Këlliçi do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës, pasi në “primare” fitojë betejën në fund me Ilir Alimehmetin.

Pritet që Boçi të ketë përballë kryetarin aktual të Bashkisë Elbasnait, Gledjan Llatjan, ndërsa Këlliçi, po kryebashkiakun Veliaj.

Kujtomë që PS nesër do të zyrtarizojë listën me 61 kandidatë, por në këto dy bashki duket e sigurtë që nuk do të ketë risi. r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!