14 ish-oficerë boshnjakë vendosen në akuzë për krime lufte

schedule22:13 - 28 Dhjetor, 2017

schedule 22:13 - 28 Dhjetor, 2017

14 ish-oficerë boshnjakë janë akuzuar nga prokuroria e Sarajevës për krime lufte kundër serbëve të Bosnjës. 10 prej tyre janë në paraburgim.

Prokuroria në Sarajevë ka ngritur akuza ndaj 14 ish-oficerëve dhe ushtarëve myslimanë boshnjakë të dyshuar për vrasje, tortura dhe persekutimit kryer kundër serbëve të Bosnjës në zonën Konjic gjatë luftës civile në vitet 1992 – 1995. Dhjetë prej të akuzuara tashmë janë në paraburgim, tha Zyra e Prokurorisë së Sarajevës në një deklaratë të bërë gjatë së enjtes. “Katërmbëdhjetë të pandehurit janë të akuzuar për krime lufte, për vrasjen e dhjetëra civilëve serbë, përfshirë gra dhe burra të të gjitha moshave, tortura, vjedhje dhe persekutimin e pothuajse të gjithë popullatës serbe në zonën Konjic” , thuhet në deklaratë.

Myslimanët dhe kroatët në republikën e ish-Federatës jugosllave, në ditët e para të Luftës Civile, bashkuan forcat në zonat ku ata ishin një shumicë, si Konjic dhe përndoqën banorët serbë para se të përballeshin në luftë me njëri-tjetrin. Më shumë se 100 mijë persona u vranë në konflikt dhe më shumë se dy milionë civilë u zhvendosën si pasojë e luftës në Bosnje.
Prokurorët në Sarajevë kanë ngritur akuza edhe kundër katër oficerëve të ushtrisë serbe të Bosnjës, për genocid kundër myslimanëve që iknin nga Srebrenica, në lindje të vendit, pasi qyteti u mor nga forcat serbe në korrik të vitit 1995. Forcat serbe të udhëhequr nga gjenerali Ratko Mlladiç ekzekutuan më shumë se 8,000 burra dhe djem myslimanë në Srebrenicë, duke shkaktuar masakrën më të rëndë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Ratko Mlladiç u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë në Hagë muajin e kaluar. Katër ish oficerë të tjerë serbo-boshnjakë nga Vlasenica, mes të cilëve edhe kryebashkiaku aktual i qytetit, janë akuzuar së fundi për vrasje, tortura dhe persekutimin e shumicës së popullsisë boshnjake të qytetit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!