14 gjëra për të cilat nuk duhet t’ju vijë turp

schedule11:45 - 17 Mars, 2021

schedule 11:45 - 17 Mars, 2021

Ndonjëherë ne fajësojmë veten për mënyrën sesi e jetojmë jetën, sepse nuk është aq perfektë sa dëshirojmë. Kur flasim me miqtë tanë ose shohim nëpër rrjete sociale, arrijmë në përfundimin se jeta jonë është shumë kot në krahasim me jetën e tyre. Ne e bëjmë veten të ndihemi fajtorë për gjërat të cilat duhet të jemi jopologetike . Tani është koha të përqafojmë veten dhe të ndalojmë së paturi turp për këto gjëra.

 1. Zgjedhjet tuaja të karrierës

Sa më e pazakontë dhe më pak e paguar të jetë një punë, aq më shumë priren njerëzit të turpërohen prej zgjedhjes së asaj karriere. Ju dyshoni më shumë në vetvete nëse keni kualifikime për një punë më të mirë dhe më të paguar, por keni zgjedhur një rrugë tjetër karriere. Presioni është akoma më i madh kur shikoni miqtë tuaj të ngjiten në karrierë. Por nëse ju merrni kënaqësi nga puna që bëni, duhet të krenoheni me të, pa marrë parasysh çfarë.

2. Aftësitë tuaja të kufizuara ose mungesa e aftësive për të bërë diçka

Ju mund të ndiheni keq për shkak të aftësive tuaja ose për shkak të mungesës së aftësive për të bërë diçka. Ju nuk duhet të ndiheni të turpëruar. Të gjithë kanë pikat e tyre të dobëta dhe të forta, kështu që nëse nuk jeni i mirë në diçka nuk do të thotë se jeni humbës. Të kesh aftësi të kufizuara ose mungesë aftësish thjesht do të thotë që pikat e tua të forta janë diku tjetër, informon abcnews.al.

3. Dëshironi pak kohë për veten

Në një botë ekstroverte, ndonjëherë është e vështirë të justifikosh veten në mënyrë që të kesh kohë për veten tënde. Nëse jeni nënë, mund të ndiheni edhe më fajtorë kur fshiheni në kuzhinë përpara se fëmijët tuaj të vijnë dhe t’ju gjejnë. Por e vërteta është, të gjithë meritojnë të kenë kohë për të qenë vetëm. Prandaj merrni 5 minuta dhe mos u ndjeni në faj për këtë gjë.

4. Miqtë dhe partnerët që zgjidhni

Ju mund të keni një partner ose miq në jetën tuaj që njerëzit e tjerë mendojnë se nuk janë të denjë për ju. Por nëse ata ju trajtojnë mirë, nuk ka rëndësi çfarë mendojnë të tjerët. Ju duhet të ndiheni të kënaqur që ka njerëz që kujdesen për ju në këtë botë, informon abcnews.al.

5. Prejardhja juaj

Nëse keni turp për të kaluarën tuaj, nuk ka gjasa që të vlerësoni të tashmen dhe të shikoni përpara për të ardhëm. Pranimi i të kaluarës tuaj si gjëja që ju ka formësuar është një nga mënyrat për të filluar të doni veten. Nëse keni ardhur nga ndonjë vend i keq, le të jetë në kujtesë se jeni më mirë tani ose se mund të jeni më mirë në të ardhmen.

6. Ushqimi që hani

Miqtë tuaj që hanë shëndetshëm mund të përpiqen t’ju bëjnë të ndiheni në faj sa herë hani një ushqim “të ndaluar”. Por mos u turpëroni për kënaqësinë që merrni nga ushqimi për sa kohë kujdeseni për shëndetin tuaj. Ushqimi është një nga kënaqësitë më të mëdha në jetë dhe nëse keni mundësi, shijojeni, informon abcnews.al.

7. Statusi juaj i marrëdhënies

Ndoshta preferoni të jeni beqarë ose të divorcoheni nga partneri juaj. Edhe nëse njerëzit nuk pajtohen me ty, nuk është e turpshme të mos jesh me dikë. Sigurisht, të qenit në romancë apo i martuar me dikë është mirë, por nëse e ndjeni të jeni beqar, mos u ndjeni fajtor.

8. Të qenit ndryshe

Tashmë është e vështirë të jesh pjesë e një pakice, kështu që nuk është mirë ta bësh veten të ndihet keq që je ndryshe. Në vend që të përpiqeni të përshtateni dhe të jeni pjesë e shumicës, ju duhet të përqafoni veçantinë tuaj dhe ta shfrytëzoni mirë atë, informon abcnews.al.

9. Gjërat që ju mund dhe nuk mund të përballoni

Në këtë botë materialiste, nuk është e pazakontë të ndiheni i turpëruar nëse nuk mund të përballoni gjëra të markës dhe të modës. Sidoqoftë, duhet të mbani mend se etiketat nuk duhet t’ju përcaktojnë. Jetoni brenda mundësive tuaja dhe jini të lumtur me ato që keni.

10. Pesha, madhësia ose forma e trupit tuaj

Disa pesha të trupit, madhësitë dhe format e trupit mund të jenë të preferueshme në media, por kjo nuk është një arsye për të turpëruar veten për trupin tuaj. Shëndeti duhet të jetë më i rëndësishëm sesa mënyra sesi duket trupi juaj, informon abcnews.al.

11. Hobet që keni

Edhe hobet kanë statuse të ndryshme në sytë e shoqërisë. Por nëse vërtet ju pëlqen të lexoni, të jeni pjesë e një klubi të këngëve polifonike, të koleksiononi figura, të thurni ose ndonjë gjë tjetër, duhet të krenoheni me këtë.

12. Të qenit emocional

Të jesh i rritur ndonjëherë do të thotë që nga ju të mos tregoni shumë emocione. Por, ju nuk jeni robot dhe ta lejoni veten të shprehni emocionet tuaja. Kështu që lërini lotët të dalin kur zemra juaj thyhet ose edhe kur jeni duke parë një film, informon abcnews.al.

13. Mënyra e veshjes

Ndoshta shoqëria ka ide të caktuara për mënyrën se si duhet të vishesh, por nuk duhet të bashkohesh me ata që të turpërojnë për shkak të stilit tuaj. Ju duhet të jeni krenar për mënyrën si visheni. Rrobat tuaja janë vendimi juaj, prandaj vishni ato me besim.

14. Të abortosh ose mos jesh në gjendje të mbesësh shtatzënë

Abortimet dhe paaftësia për të mbetur shtatzënë nuk janë fenomene të rralla. Gratë zakonisht priren të fajësojnë veten ose të turpërohen për këtë gjë. E vërteta është se nuk është faji juaj. Ju duhet t’i kujtoni vetes se nuk është problemi juaj./e.b-abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!