136 milionë euro në vitin e shkuar, agjentët “zhvatin” klubet e Serie A

schedule13:54 - 31 Mars, 2021

schedule 13:54 - 31 Mars, 2021

Megjithëse pandemia i ka goditur rëndë financiarisht, klubet e Serie A vitin e shkuar shpenzuan plot 138 milionë euro për agjentët e lojtarëve, të cilët bëhen çdo ditë e më të rëndësishëm në tregun e transferimeve.

Këta të dhëna janë publikuar nga Federata Italiane, diçka që e bën çdo vit, siç e parashikon rregullorja e FIFA-s. Me një shumë të madhe prej 20.8 milion euro, Juventus është ekipi që shpenzoi më shumë për agjentët në vitin 2020.

Roma ndjek me mbi 19 milion, më pas është Milani me 14 milion dhe Napoli me 12. Ndër emrat e tjerë të mëdhenj, Inter ka shpenzuar “vetëm” 9 milion euro, ndërsa Atalanta ka shpenzuar 6. Klubi që ka shpenzuar më pak për agjentët është Spezia, me vetëm 876 mijë euro. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!