Papa Françesku përfundoi vizitën e tij tre ditore në Gadishullin Arabik me një meshë historike në djepin e fesë islame, ku morën pjesë rreth 135 mijë besimtarë, mes të cilëve dhe 4 mijë myslimanë.
135 mijë besimtarë morën pjesë në meshën publike që Papa Francesku mbajti të martën, të parën në gadishullin arabik, i konsideruar si djepi i fesë islame. Një ngjarje historike që përmbyll vizitën tre ditore të Papa Françeskut në gadishullin arabik.
Një ditë e tërë, ajo e treta, dedikuar komunitetit katolik në vend. Mes pjesëmarrësve katolikë nga më shumë se 100 vende ndodheshin dhe rreth 4 mijë myslimanë.
Për Papën, besimtarët e Emirateve të Bashkuara Arabe, përbëjnë një polifoni harmonike të fesë që dëshmon bashkëjetesën fetare. Në fund të fjalës së tij, Papa citoi Shën Françeskun sipas të cilit, i krishteri niset i armatosur vetëm me fenë e tij të përulet dhe dashurinë e tij konkrete./abcnews.al