Sulmuesi i Borussia Dortmund, Erling Braut Haaland, është sërish në qendër të merkatos. Norvegjezi vazhdon të shkëlqejë në Bundesliga me verdhezinjtë, duke u konfirmuar një nga sulmuesit më në formë të momentit.
Sipas raportimit të “Calciomercato”, është klubi i Manchester United ai që mesa duket nuk ka hequr dorë nga shërbimet e 21-vjeçarit dhe po përgatit një ofertë të re për Dortmundin. Plot 130 milionë euro pritet të jetë oferta e re që do të tundojë padyshim gjermanët, por “Djajtë e Kuq” nuk janë të vetëm në garë.
Edhe Real Madrid e Juventus e kërkojnë Haaland, por ndikim të madh në të ardhmen e bomberit do të ketë dhe agjenti i tij, Mino Raiola. Italiani nuk i ka dhe aq të mira marrëdhëniet me United për momentin, për shkak se si ata po e trajtojnë Paul Pogba.
Ndoshta kjo mund të jetë një arsye se përse ky transferim nuk mund të ndodhë, edhe pse Juventusi mund të jetë më favorit nga marrëdhëniet e mira që kanë me Raiolën. /abcnews.al