Një shtetase britanike luftoi me koronavirusin për 130 ditë, sipas “Daily Mail”. Fatima Bridle ka kaluar të gjithë kohën në spital ku qëndroi në ventilim për 105 ditë.
Bridle u infektua në një udhëtim në Marok. Në fillim të marsit, 35 vjeçarja u kthye në Britani ku dhe zbuloi simptomat e para. Disa ditë më vonë u testua dhe rezultoi pozitive me Covid-19.
Më vonë, gjendja e saj u përkeqësua duke e bërë në pamundur të merrte frymë vetë. Ajo u transferua menjëherë në repartin e kujdesit intensiv ku qëndroi në gjendje komë 40 ditë. 35 vjeçarja filloi të kishte vështirësi në frymëmarrje edhe pse mjekët arritën t’i shpëtojnë kapacitetin e mushkërive deri në 40 për qind.
Ajo për momentin nuk është në gjendje të lëvizë për shkak të dobësimit të muskujve. Përdor karrocë për të lëvizur, por shpreson se ushtrimet do t’i ndihmojnë në forcimin e muskujve.
Mbretëria e Bashkuar është prekur më rëndë nga vendet e tjera europiane me Covid-19 dhe ndodhet në vendin e nëntë në botë për sa i përket numrit të të infektuarve – mbi 296 mijë persona dhe më shumë se 45.000 vitktima./abcnews.al