13-vjeçarja shkodrane fenomen në not/ 7 herë në podium, shpallet kampione kombëtare

schedule10:44 - 25 Prill, 2024

schedule 10:44 - 25 Prill, 2024

Viki Tafrruku është 13-vjeçarja nga Shkodra, fenomen në not. Ajo është shpallur kampione kombëtare dhe është ngjitur 7 herë në podium.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, notarja e Vllaznisë, bashkë me trajneri e saj të notit, Kol Shiroka, kanë ndarë emocionet dhe detaje nga puna e bërë gjatë këtyre viteve.

Ndër të tjera, trajneri theksoi se kur Viki nisi kursin e notit ishte thjesht një notare fillestare, por që prej dy vitesh fiton vetëm vende të para.

“Ishin gara me shumë emocione dhe të vështira. E prisja në disa raste, ndërsa në disa raste të tjera ishin surprizuese”, u shpreh 13-vjeçarja.

“Ishte surprizë dhe për ne në garat me të rriturat. Nuk është se nuk ishim përgatitur, përgatitjet i kishim bërë, por gjithmonë gara ka dhe të papriturat e veta. Në sportin e notit ka shumë konkurencë dhe falenderoj dhe ekipet e tjera që bëjnë një punë shumë serioze në këtë drejtim. Viki e ka vitin e tretë të stërvitjes, ka ditur notin dhe kemi filluar si me të gjithë sportistët e tjerë dhe me një mbështetje të jashtëzakonshme nga ana e familjes. Që në fillim, prindërit kërkuan që të bëhet një sportiste, jo të mësojë notin dhe ngadalë ia arritëm, por Viki spikati që në fillim jo vetëm në garat e shkurtra, por dhe në garat e gjata. Që dy vite, ajo del gjithmonë në vendet e para”, tha Shiroka./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!