13-vjeçari brazilian vret me thikë mësuesen e tij, plagos pesë të tjerë

schedule19:55 - 27 Mars, 2023

schedule 19:55 - 27 Mars, 2023

Një nxënës 13-vjeçar sulmoi dhe goditi me thikë katër mësues dhe dy shokë të klasës në një shkollë publike në Sao Paulo, njoftoi Ministri i Sigurisë Publike Guierme Derite.

Adoleshenti është dërguar në komisariat ku do të merret në pyetje, në prani të prindërve të tij. Njëri prej mësuesve humbi jetën, mësuesit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa lëndimet e nxënësve janë të lehta, tha ministri shtetëror i Arsimit Renato Feder. Për nder të profesorit është shpallur ditë zie treditore.

Feder shtoi se ishte ende herët për të spekuluar mbi motivin e sulmit, duke shtuar se rasti po hetohet nga policia.

“Në rrethana normale, policia ushtarake do ta kishte çuar mësuesen në spital me helikopter, por për shkak se kishte pësuar një pengesë, ajo u transportua me makinë, si rezultat i së cilës dha frymën e fundit në rrugë”, tha Derite duke folur me gazetarët jashtë shkollës, në perëndim të Sao Paulos.

Një mësues i edukimit fizik ka arritur të ndalojë nxënësin të plagosë të tjerët. “Ishte një akt heroik. E ka imobilizuar dhe është kujdesur që t’i marrë thikën. Pa këtë veprim heroik, kjo tragjedi sigurisht që do të kishte qenë shumë më e madhe”, shtoi ministri. /abcnews.al